Sot shënohet Dita Përkujtimore e Viktimave të Holokaustit
BKT
Lajme

Sot shënohet Dita Përkujtimore e Viktimave të Holokaustit

Sot shënohet Dita Ndërkombëtare e Përkujtimit të Viktimave të Holokaustit, ku përkujtohen miliona viktima të gjenocidit nazist gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, do të marrë pjesë sot në shënimin e Ditës Përkujtimore të Holokaustit në Prizren.

Edhe Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj bashkë me kabinetin qeveritar, bëjnë homazhe te obelisku i Hebrenjve, në shënimin e Ditës Ndërkombëtare të Përkujtimit të Holokaustit.

Ndryshe gjashtë milionë hebrenj u vranë në përpjekjen sistematike naziste për shfarosjen e tyre.   


MË SHUME NGA Lajme