10:40 / 27.01.2020
Mbi 1 mijë tiketa për shkelje në trafik për 24 orë
Një aksident me fatalitet u shkaktua në 24-orëshin e fundit.
Numri i aksidenteve ishte mjaft i lartë edhe gjatë këtyre orëve, ku 17 prej aksidenteve ishin me të lënduar, kurse 25 të tjerë me dëme materiale.
Gjatë të së njëjtës kohë, Policia e Kosovës ka shqiptuar 1 mijë e 334 tiketa për shkelje në trafik.























