Ky është programi i nesërm në `Mirëmëngjesi Kosovë`
BKT
Lajme

Ky është programi i nesërm në `Mirëmëngjesi Kosovë`

Nesër në emisionin e mëngjesit "Mirëmëngjesi Kosovë", në Radio Televizionin e Kosovës (RTK), do të diskutohet për tema të ndryshme, për të cilat do flasin mysafirët e ftuar.

Mysafir i parë do të jetë Bujar Sadiku,drejtor në Agjencin Shtetërore për Mbrojtjen e të Dhënave Personale, i cili do të flasë për 'Ditën Ndërkombëtare të Pavarsisë'.

Në një lidhje direkte do të jetë Naser Ramadani, drejtor i ISHPK-së. i cili flet për masat e IKSHP-së që ka ndërmarr për mbrojtje nga virusi "Corona".

Po ashtu mysafire do të jetë Zana Batusha, drejtoreshë për marrëdhënie ndërkombëtare nga Dogana e Kosovës, e cila do të flasë për bilancin, zhvillimin dhe bashkëpunimin.

Zejtarët të pakënaqur me projektin e zonës historike të Prishtinës, mbajnë protestë te komuna nga ora 9:00.

Emisioni “Mirëmëngjesi Kosovë”, përpos bisedave në studio dhe lidhjeve të drejtpërdrejta nga vende të ndryshme të Kosovës, sjellë për shikuesit edhe storie të ndryshme të përgatitura nga gazetarët e RTK-së.


MË SHUME NGA Lajme