20:14 / 27.01.2020
Vetëvendosje thotë se s`ka marrëveshje dhe se nesër takohen me QUINT
"Nuk u arrit marrëveshja. Palët u pajtuan që nesër të zhvillohet një takim tjetër bashkë edhe me ambasadorët e Quint-it në Prishtinë si dhe me Shefen e Misionit të BE-së", ka njoftuar Lëvizja Vetëvendosje.
Sipas këtij subjekti, kanë mbetur edhe tetë ditë deri në skadimin e afatit kushtetues për koalicionin qeverisës.
Njoftimi i plotë:
Sot pasdite, në Kuvendin e Kosovës u mbajt edhe një takim ndërmjet LVV dhe LDK. Nuk u arrit marrëveshja. Palët u pajtuan që nesër të zhvillohet një takim tjetër bashkë edhe me ambasadorët e Quint-it në Prishtinë si dhe me Shefen e Misionit të BE-së.
Kanë mbetur edhe tetë ditë deri në skadimin e afatit kushtetues për koalicionin qeverisës.























