Mbahet Samiti për Ballkanin Perëndimor në Bruksel
BKT
Lajme

Mbahet Samiti për Ballkanin Perëndimor në Bruksel

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca sot do të marrë pjesë në Samitin e kryetarëve të parlamenteve të vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe Parlamentit Evropian.

Samiti mbahet sot nën patronatin e Presidentit të Parlamentit Evropian, David Maria Sassoli. 

Në samit do të diskutohet lidhur me perspektivën evropiane të Ballkanit Perëndimor, përkatësisht përforcimin e dimensionit parlamentar në procesin e zgjerimit. 
 
Gjatë qëndrimit në Bruksel, kryeparlamentari Konjufca do të zhvillojë edhe takime të tjera me zyrtarë të lartë Parlamentit Evropian dhe homologë nga rajoni. 


MË SHUME NGA Lajme