07:54 / 28.01.2020
VIDEO-Qytetarët ankohen se po u shfrytëzohen të dhënat personale
Sot shënohet `Dita Ndërkombëtare e Privatësisë`.
Drejtori i Agjencisë për Informim dhe Privatësi Bujar Sadiku tha se në 'Ditën Ndërkombëtare të Pavarësisë', Kosova e ka ndryshuar ligjin për këtë fushë.
Sipas tij ka raste kur qytetarët ankohen për shfrytëzim të të dhënave nga kompani të ndryshme.
Ai tha se Kosova ka sfidë internetin. “Ne kemi këtë sfidë, jemi përdorues të internetit dhe për këtë ne i japim të dhënat shpesh pa vend”, tha ai sot në emisionin e mëngjesit "Mirëmëngjesi Kosovë", në Radio Televizionin e Kosovës (RTK).
Drejtori në Agjencinë Shtetërore për Mbrojtjen e të Dhënave Personale, Bujar Sadiku, vlerësoi se duhet të kemi vetëdijësim për përdorim të dhënave personale.























