QUINT: Nuk ndërmjetësojmë e as nuk favorizojmë asnjë parti
BKT
Lajme

QUINT: Nuk ndërmjetësojmë e as nuk favorizojmë asnjë parti

Para takimit të orës 17:00 me krerët e LV-së dhe LDK-së, vendet e QUINT’it kanë lëshuar një komunikatë për media ku sqarojnë se nuk mbështesin ndonjë parti apo kandidat të caktuar për formim të qeverisë.

Deklaratë nga Ambasadat e Francës, Gjermanisë, Italisë, Mbretërisë së Bashkuar dhe Shteteve të Bashkuara

 

Në prag të spekulimeve të fundit, ne do të donim të sqaronim qëndrimin tonë në lidhje me procesin e formimit të qeverisë në Kosovë. Siç është cekur në deklaratën tonë të 30 gushtit 2019, "Ne përfaqësojmë shtetet që janë thellësisht të përkushtuara ndaj Kosovës demokratike dhe të pavarur. Çdo sygjerim se qeveritë tona përkrahin ndonjë parti apo kandidat të veçantë në zgjedhje është i pasaktë... përgjegjësia për të ardhmen e Kosovës, për udhëheqësit e Kosovës, dhe për vetë Kosovën, është vetëm e juaja, e popullit të Kosovës”. Ne nuk do të ndërmjetësojmë. Ne i inkurajojmë të gjithë aktorët politikë në Kosovë që të përqëndrohen në aspiratat e popullit të Kosovës.


MË SHUME NGA Lajme