13:20 / 28.01.2020
Agjencia e Akreditimit bëhet me ushtrues detyre të ri
Ministria e Arsimit të Kosovës ka emëruar ushtrues detyre të drejtorit të Agjencisë së Akreditimit, Shkëlzen Gërxhaliun.
Lajmin e ka konfirmuar për Klan Kosova, Baton Dushi, këshilltar në MASHT.
Gërxhaliu deri më tani ishte zyrtar i lartë në këtë agjenci.
Për gjashtë muaj në pozitën e ushtruesit të detyrës së drejtorit të Agjencisë së Akredimit ka shërbyer Avni Gashi.























