Rrahman Morina në çastet e fundit të jetës VIDEO
Ishte mbledhja ku Lidhja e Komunistëve të Kosovës po transformohej në Partinë Socialiste dhe për një moment Rrahman Morina humbë vetëdijen.
Dikush përpiqet t'i ofrojë ndihmë, por përpjekjet ishin të kota. Figura më kontraverse në fund të viteve të 80-ta dhe në fillim të viteve të 90-ta kishte vdekur.
RTK ka transmetuar një video të paparë më herët ku shihet Rrahman Morina në çastet e tij të fundit të jetës.
Morina ka vdekur në vitin 1990, në moshën 47 vjeçare, në Prishtinë. Ai ka qenë i martuar me Bratislava “Buba” Morina, avokate serbe, ministre e qeverisë dhe përfaqësuese e refugjatëve nga Serbia. Morina ka filluar karrierën e tij si efektiv policor në Ministrinë e Punëve të Brendshme të Jugosllavisë, dhe pastaj si përfaqësues i Lidhjes Komuniste të Kosovës.
Pamjet e rralla filmike në video janë nga minuta e 43 e 30 sekonda:























