Ky është programi i sotëm në `Mirëmëngjesi Kosovë`

Ky është programi i sotëm në `Mirëmëngjesi Kosovë`

Sot në emisionin e mëngjesit "Mirëmëngjesi Kosovë", në Radio Televizionin e Kosovës (RTK), do të diskutohet për tema të ndryshme, për të cilat do flasin mysafirët e ftuar.

Mysafire e parë do të jetë Venera Kabashi Llunji, profesoreshë e arsimit të lart, e cila do të flasë për gjuhët e huaja dhe shkencën.

Po ashtu mysafirë do të jenë Sihana Bejtullahu nga Organizata GERMIN, Qëndron Kastrati, Kryetar i Komunës së Kamenicës, të cilët do të flasin për Platforma "Invest In Kamenica", si dhe për Platformat në Arsim.

Ndërsa në një lidhje direkte nga salla e sporteve do të jetë Edmond Thaçi, kryetar i Shoqatës së Gazetarëve Sportivë të Kosovës (SHGSK), i cili flet për turneun "Burim Hatipi" dhe për çmimet "Ali Shala" që do të mbahën të premtën.

Emisioni “Mirëmëngjesi Kosovë”, përpos bisedave në studio dhe lidhjeve të drejtpërdrejta nga vende të ndryshme të Kosovës, sjellë për shikuesit edhe storie të ndryshme të përgatitura nga gazetarët e RTK-së.