11:06 / 29.01.2020
Sllobodan Petroviq dorëhiqet nga posti i kryetarit të SLS-së
Presidenti i Partisë së Pavarur Liberale, Sllobodan Petroviq ka dhënë dorëheqje nga kreu i kësaj partie, duke falënderuar të gjithë anëtarët e saj për angazhimin dhe përkrahjen dhe besimin e sinqertë.
Sipas një deklarate të dhënë për Radio Kontakt Plus, Petroviq theksoi se ai ka marrë shumë vendime të vështira me bashkëpunëtorët e tij në 14 vjet që kur ai drejtoi SLS-së, por se kjo është më e vështira deri më tani.
Bëhet e ditur se vendimin për të mos qenë në këtë pozitë, Petroviq e bëri të ditur në mbledhjen e Bordit Kryesor të SLS-së të mbajtur të martën.
Ai u kërkoi të gjithë anëtarëve të partisë dhe përkrahësve që ta mbështesin në këtë vendim.























