14:39 / 29.01.2020
Qeveria refuzon kërkesën e MZhE për ndarjen e 5 milionë euro për Telekomin
Kërkesa e Telekomit të Kosovës për ndarjen e 5 milionë eurove, nuk ka marr miratimin e duhur në qeverinë e Kosovës.
Kësisoj, ministri i Financave në detyrë Lulzim Rafuna ka kërkuar sqarim në lidhje me këtë pikë, ku ka thënë se për këtë vit është e pamundur ndarja e këtyre mjeteve.
“Është mirë me u sqarua me ministrin e Zhvillimit Ekonomik që me ditë se Në çfarë forme po ndahen këto mjete. A është për ndarjen e këtyre mjeteve këtë vit apo për vitin tjetër sepse tash nuk ka buxhet”, tha Rafuna.
Ndërsa kryeministri në detyre Ramush Haradinaj kërkoi nga ministrat që kjo pikë e rendit të ditës të shtyhet për mbledhjen e radhës, duke kërkuar të definohet saktë se kur mund të ndahen këto mjete. EO























