Ky është programi i nesërm në `Mirëmëngjesi Kosovë`
BKT
Lajme

Ky është programi i nesërm në `Mirëmëngjesi Kosovë`

Nesër në emisionin e mëngjesit "Mirëmëngjesi Kosovë", në Radio Televizionin e Kosovës (RTK), do të diskutohet për tema të ndryshme, për të cilat do flasin mysafirët e ftuar.

Mysafirë të parë do të jenë Erisa Jakupi, bashkëthemeluese "Think B" si dhe Janinë Mehmeti, bashkëthemeluese "Think B", të cilat do të flasin për 'Konsulencën për Ngritjen e Fondeve për OJQ-të'.

Po ashtu mysafirë do të jenë Blerta Deliu, deputete dhe Murat Berisha, mjeku  sportiv, mjek i Përfaqësueses së Kosovës, të cilët do të flasin se si të kujdesesh për veten.

Nuk do të mungojnë edhe lidhjet direkte do të jetë  Benet Tolaj, trajner i fitnesit i cili do të flasë më shumë rreth ushtrimeve fizike, po ashtu në lidhje direkte nga Hani i Elezit do të flasë Rufki Suma, kryetar i komunës, i cili na njofton më detajshit rreth projekteve të komunës.

Emisioni “Mirëmëngjesi Kosovë”, përpos bisedave në studio dhe lidhjeve të drejtpërdrejta nga vende të ndryshme të Kosovës, sjellë për shikuesit edhe storie të ndryshme të përgatitura nga gazetarët e RTK-së.


MË SHUME NGA Lajme