‘Çmendet’ Liverpool, gati 253 milionë euro për Mbappe-n
BKT
Sport

‘Çmendet’ Liverpool, gati 253 milionë euro për Mbappe-n

Liverpool është duke përgatitur një ofertë të ‘çmendur’ për yllin e PSG-së, Kylian Mbappe.

Sipas mediave angleze, “The Reds” janë duke përgatitur një super-ofertë për trajnerin e tyre, Jurgen Klopp.

Skuadra nga “Anfield” është duke shkëlqyer këtë sezon të garave, dhe është në rrugë të mirë që pas 30-të vitesh titullin e Premier League-s ta rikthejnë në ‘Anfield’.

Por, krerët e Liverpoolit qysh tash janë duke menduar për përforcime për sezonin e ardhshëm.

Kampionët në fuqi të Evropës, janë kanë mësyrë yllit francez, i cili më gjasë në fund të këtij sezoni, do të ‘divorcohet’ me parisienët për të nisur një aventure të re në futbollin evropian.

Siç raportohet, Liverpool është gati të paguajë 253 milionë euro aq sa kërkon PSG për Mbappe-n.

Ndryshe, francezi prej kohësh kërkohet edhe nga gjiganti spanjoll, Real Madrid.