17:37 / 29.01.2020
E konfirmon Di Marzio: Chelsea në negociata me Mertens
Chelsea është duke tentuar të përforcoje repartin e sulmit.
Sipas asaj që raporton gazetari i mirënjohur italian, Gianluca Di Marzio, klubi nga Londra ka filluar negociatat me Napolin për lojtarin Dries Mertens.
Napoli është duke kërkuar 15 milionë euro për 32 vjeçarin, i cili ka shënuar 9 gola në të gjitha garat me Napolin këtë sezon.























