Kusari-Lila: Kurti i ofroi kryeparlamentarin Mustafës, por u refuzua
Deputetja e Kuvendit, Mimoza Kusari –Lila, ka thënë se në takimet e fundit mes LVV-së dhe LDK-së, Albin Kurti ka dhënë ide kreative për postin e kryeparlamentarit.
Në IMAZH të RTK-së, ajo tha se Kurti ka diskutuar me Mustafën që posti I kryeparlamentarit ti takojë LDK-së, për mandatë të plotë, port ë mos flitet në këtë kohë për presidentin. “ Ka pasur biseda serioze për këtë, por pse nuk është pranuar kjo ofertë, konfirmimin mund ta merrni nga Kurti”, tha Kusari –Lila. Ajo u shpreh optimiste se do të gjindet zgjidhja për tu bërë koalicioni LVV-LDK, dhe për këtë janë edhe 6-ditë kohë për Albin Kurtin. Deputetja Kusari-Lila, kërkojë që të ketë vëmendje të madhe në atë cfarë po ndodhë me marrëveshjet e fundit mes Kosovës dhe Serbisë, duke thënë se ka shumë paqartësi në marreveshjen më linjen ajrore.























