19:14 / 29.01.2020
Badelj rikthehet tek Lazio?
Milan Badelj mund të rikthehet te Lazio para se të përfundojë huazimin te Fiorentina, ku u transferua gjatë verës së kaluar për një sezon.
Mesfushori ka përfunduar në stol, pasi trajneri Iachini nuk e konsideron pjesë të projektit të tij teknik dhe për këtë ai ka njoftuar edhe drejtuesit e klubit vjollcë.
Rikthimi i 30-vjeçarit te bardhekaltrit që në janar do t’i mundësonte trajnerit Simone Inzaghi një përforcim më shumë në mesfushë.
Me largimin e kroatit Fiorentina do të kursente disa milionë në arkat e saj, që më pas do të përdoren për merkaton e ardhshme.























