Hoxhaj: I lumtur që pika e përbashkët kufitare Stanqiq-Bellanoc është gati
BKT
Lajme

Hoxhaj: I lumtur që pika e përbashkët kufitare Stanqiq-Bellanoc është gati

Zëvendëskryeministri në detyrë, Enver Hoxhaj, ka thënë se ndihet i lumtur që pika e përbashkët kufitare Stanqiq-Bellanoc është gati dhe do të hapet këtë fundjavë për qytetarët.

Ai ka falenderuar Komisionin Shtetëror të Kosovës për Shënjimin dhe Mirëmbajtjen e Kufirit si dhe Qeverinë e Maqedonisë së Veriut. 

Postimi i plotë:

Pas shumë vitesh stërzgjatje e ngecje, jam i lumtur që pika e përbashkët kufitare Stanqiq-Bellanoc është gati dhe do të hapet këtë fundjavë për qytetarët. Faleminderit Komisionit Shtetëror të Kosovës për Shënjimin dhe Mirëmbajtjen e Kufirit e institucioneve të tjera për bashkëpunimin dhe Qeverisë maqedonase që për një vit, falë vullnetit politik, ka përfunduar ky projekt, i cili për vite të tëra ishte i bllokuar.


MË SHUME NGA Lajme