Haradinaj dëshiron që Kroacia ta mbështetë Kosovën për vizat
Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj, i ka kërkuar Kroacisë që gjatë kohës si kryesuese e Këshillit të BE-së ta ndihmojë Kosovën për vizat.
Haradinaj ka marrë pjesë në pritjen e organizuar nga Ambasada e Kroacisë në Kosovë dhe Zyra e Bashkimit Evropian në Prishtinë me rastin e marrjes së detyrës së Kroacisë në institucionet e BE-s.
Njoftimi i plotë:
Sot, mora pjesë në pritjen e organizuar nga Ambasada e Kroacisë në Kosovë dhe Zyra e Bashkimit Evropian me rastin e marrjes së kryesimit të radhës të Këshillit të BE-së nga Kroacia.
Ambasadoren kroate, Danijela Barišić, e falënderova për përkrahjen e vazhduesme të Kroacisë dhënë Kosovës përgjatë gjitha etapave të konsolidimit të shtetit, dhe shpreha dëshirën që si shtet mik, Kroacia këto gjashtë muaj të bëhet zë i yni në shtyrjen përpara të proceseve jetike për vendin, me theks të veçantë në procesin e stërvonuar të liberalizimit të vizave.
RH























