20:30 / 29.01.2020
Sejdiu: Të formohen institucionet, ne nuk jemi Itali
Ish-presidenti i Fatmir Sejdiu ka kërkuar që institucionet të bëhen sa më parë.
Ai ka folur të mërkurën në “Debat” te RTK.
“Vërtetë është një vakuum. Mungesa e formimit të institucioneve. Më e levderdishme për vendin do të ishte që ky proces të përfudojë sa më parë. Ne nuk jemi Itali, ku ka një stabilitet shtetëror, jemi ende në fazën e tranzicionit”, ka thënë Sejdiu.
Ai nuk ka dashur të merret me, siç i ka quajtur, matematika të koalicioneve.























