20:34 / 29.01.2020
Sejdiu: Kosova t`i qaset dialogut me Serbinë në mënyrë unike
Ish-presidenti i Fatmir Sejdiu ka thënë se Kosova duhet t’i qaset dialogut me Serbinë në formë unike.
Ai ka folur të mërkurën në “Debat” te RTK.
“Duhet një politikë unike. Në këtë që e kemi kapërcyer është një shkollë dhe një mësim. Që të ketë një unitet nacional për një interes që duhet të mos lëshohet, për një ecje të interesit strategjik të Kosovës”, ka thënë Sejdiu.
Ai është shprehur se pavarësisht dinamikës së fundit, megjithatë SHBA-ja ka treguar konsistencë në raport me Kosovën.























