PDK mbanë mbledhjen e rregullt të kryesisë së partisë
Partia Demokratike e Kosovës sonte do të mbajë mbledhjen e rregullt të kryesisë së partisë me orar ndryshe.
Në media u raportua se PDK është duke mbajtur mbledhje të jashtëzakonshme e urgjente por ndryshe ka thënë ish-këshilltari i kreut të PDK-së, Kadri Veseli, Valmir Klaiqi.
Klaiqi për lajmi.net ka thënë se mbledhja ishte planifikuar për në ora 19:00 të mbrëmjes por u shty për shkak se disa anëtarë të kryesisë udhëtojnë nesër.
“Takimi i rregullt i kryesisë së PDK-së ka qenë i planifikuar të mbahet për në ora 19. Është shtyrë për në ora 22 për shkak të angazhimeve të disa anëtarëve sonte dhe faktit se disa të tjerë anëtarë udhëtojnë nesër”, tha Klaiqi për lajmi.net.
Vlen të theksohet se PDK para pak ditësh ka zgjedhur kryesinë e re të partisë.























