Ylli i “Dardanëve” shënon për Sandhausen
BKT
Sport

Ylli i “Dardanëve” shënon për Sandhausen

Mbrojtësi i Kombëtares së Kosovës, Leart Paqarada ka shënuar golin e parë në vitin 2020 për skuadrën e Sandhausen.

Ylli i “Dardanëve” është treguar i saktë nga penalltia, duke i dhuruar Sandhausenit epërsinë prej 0-1 në udhëtim te Onsabruck.

Paqarada shënoi në minutat shtesë të pjesës së parë. Mbrojtësi kosovar është lojtar i padiskutueshëm tek skuadra gjermane, Sandhausen.

Vlen të ceket se për Sandhausen, nga minuta e parë është duke u paraqitur edhe Besar Halimi.