Nis takimi i Kurtit me përfaqësuesit e minoriteteve
Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti është duke zhvilluar një takim me përfaqëesuesit parlamentarë të minoriteteve: Veton Berisha dhe Etem Arifi.
Në takim ishte paralajmëruar të merrte pjesë edhe Duda Balje por ajo po qëndron në Prizren ku edhe ndodhet përfaqësuesi i lartë i BE-së, Josep Borrell, njofton Klan Kosova.
Takimi mes Kurtit dhe përfaqësuesve të minoriteteve po mbahet në Kuvendin e Kosovës.
Kurti rreth orës 16:00 do të takojë edhe përfaqësues të Listës Serbe.
“Kryetari Albin Kurti, në kuadër të bisedimeve për të krijuar Qeverinë, përveç diskutimeve intensive me partnerin kryesor qeverisës LDK-në, do të takohet edhe me përfaqësuesit parlamentarë të minoriteteve, përfshirë edhe minoritetin serb”, ka thënë gjatë ditës për klankosova.tv., zëdhënësi i Vetëvendosjes, Arlind Manxhuka.























