Zyberaj: Serbia e dënoi një kriminel për vjedhje nafte e jo për krime lufte
BKT
Lajme

Zyberaj: Serbia e dënoi një kriminel për vjedhje nafte e jo për krime lufte

Vlatko Vujoviç, drejtuesi i batalioniit serb që njihet për krime makabre kundër civilëve në Rahovec, Malisheve, Gjakovë, Prizren etj., jeton në Serbi-Leskovac, ka thënë Jetlir Zyberaj, këshilltar i ministrit të Jashtëm në detyrë, behgjet Pacolli.

Zyberaj ka thënë se Vujoviç ishte dënuar për vjedhje të naftës, por jo për masakra ndaj shqiptarëve. 

Postimi i plotë i Zyberajt: 

Komandanti i Batalionit të Dytë të Motorizuar të 549-të që operonte në Kosovë ishte Vlatko Vujoviç, i lindur në Lovinë të Vojvodinës.

Batalioni i tij njihet për krime makabre kundër civilëve, si në Rahovec, Malisheve, Gjakovë, Prizren etj.

Në 2002 ai u dënua nga një gjykatë ushtarake serbe në Leskovac për vjedhjen e disa litrave naftë nga ushtria për përdorim privat.
Ky nuk është përball me krimet e tij, por mënyra serbe për të larguar nga radari ka qenë ta akuzosh atë për naftë, kështu që jeta e shqiptarëve nuk ka rëndësi për shtetin serb.

Ai tani jeton në Serbi-Leskovac, i lirë dhe i denuar për vjedhje të naftës, por asnjëherë për vrasjet dhe krimet e tij kundër shqiptarëve.No photo description available.No photo description available.Image may contain: textNo photo description available.Image may contain: text


MË SHUME NGA Lajme