Mbretëria e Bashkuar, do të jetë treg i rëndësishëm për Bashkimin Evropian
Mbretëria e Bashkuar largohet zyrtarisht nga Bashkimi Evropian (BE) në ora 23:00 të premten, 31 janar. Por menjëherë do të hyjë në një periudhë 11-mujore të tranzicionit.
Gjatë tranzicionit, Mbretëria e Bashkuar do të vazhdojë t’i bindet rregullave të BE-së dhe t’i paguajë para BE-së. Shumica e gjërave do të qëndrojnë të njëjta, por do të ketë disa ndryshime.
Ambasadori i Republikës së Kosovës në Bruksel, Bernard Nikaj, tha se nga sonte Britani është një fazë tjetër.
“Nga sonte në ora 12 Britania nuk do të jetë pjesë e Bashkimit Evropian. Nga sonte Britania do të jetë sikur shtetet e tjera kur lidhet me Bashkimin Evropian”, tha ai sot në emisionin e mëngjesit "Mirëmëngjesi Kosovë", në Radio Televizionin e Kosovës (RTK).
Ai tha se largimi i Britanisë nga Bashkimi Evropian, është rasti i parë. “Është një risi me largimin e Britanisë së madhe nga Bashkimi Evropian. Qëllimi i BE-së, ka qenë zgjerimi”, theksoi ai.
Nikaj vlerësoi se Mbretëria e Bashkuar, do të jetë treg i rëndësishëm për Bashkimin Evropian























