Akademia e Kosovës për Siguri Publike, model për rajonin
RTKlive
Drejtori i Përgjithshëm i Akademisë së Kosovës për Siguri Publike, Ismail Smakiqi, tha se kjo akademi që nga themelimi ka ofruar shumë trajnime për zyrtarët shtetëror.
Ai tha se institucion ofrojnë trajnime për kadetët të cilëve u ofrohen të gjitha kushtet që duhet ata t’i kenë.
“Kadetët qëndrojnë në akademi nga e diela në mbrëmje deri të premten, prej të hënës deri të premten i ndjekin trajnimet”, tha ai në "Studio e Hapur" në RTK.
Sipas tani Akademia e Kosovës për Siguri Publike, ka edhe Fakultetin për Siguri Publike.
Smakiqi, vlerësoi se Akademia ka pasur shumë arritje. Ai ka falënderuar të gjithë për mbështetjen e Akademisë.
Ndryshe Akademia e Kosovës për Siguri Publike është akredituar edhe nga Asociacioni Ndërkombëtar i Drejtorëve të Standardeve dhe Trajnimit të Zbatimit të Ligjit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, (IADLEST).























