Danilo Alves ndryshon skuadër, transferohet në Korenë e Jugut
BKT
Sport

Danilo Alves ndryshon skuadër, transferohet në Korenë e Jugut

Danilo Alves ndërron sërish skuadër dhe kampionat. Pas eksperiencës në Kazakistan me Okzhetpes, ish-sulmuesi i Flamurtarit është transferuar zyrtarisht në Korenë e Jugut te skuadra e Suëon Fc.

Danilo Alves ka publikuar një foto në Instagram ku shfaqet me fanellën e klubit të tij të ri. 28-vjeçari është shumë i kënaqur me këtë transferim teksa shprehet me superlativa. Danilo është larguar nga kampionati shqiptar në shkurt të 2019-ës teksa me Flamurtarin numëron në total 75 ndeshje në Kategorinë Superiore me 14 gola të realizuar dhe 8 asiste.