Haradinaj priti në takim njohës shefin e ri të EULEX-it
BKT
Lajme

Haradinaj priti në takim njohës shefin e ri të EULEX-it

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Ramush Haradinaj ka pritur sot në takim njohës shefin e ri të EULEX-it, Lars - Gunnar Wigermark.

Me këtë rast, Haradinaj, e ka uruar Wigermark për detyrën e re dhe ka shprehur gatishmërinë e bashkëpunimit në proceset e interesit të përbashkët mes EULEX-it dhe institucioneve të vendit. 

Haradinaj, po ashtu, e ka njoftuar shefin e ri të EULEX-it për zhvillimet e sundimit të ligjit dhe ato të sigurisë në vend. 

“Qeveria e Kosovës dhe institucionet e saj janë të përkushtuara në rrugën për sundimin e ligjit”,  është shprehur Haradinaj, i cili theksoi se sukseset e EULEX-it dhe të Kosovës janë të përbashkëta dhe se Kosova është e hapur për bashkëpunim dhe për absorbimin e përvojave të vendeve të BE-së në sundim të rendit dhe ligjit.


MË SHUME NGA Lajme