Berisha dhe gjeneralët e FSK bëjnë homazhe te shtatorja e Zahir Pajazitit
BKT
Lajme

Berisha dhe gjeneralët e FSK bëjnë homazhe te shtatorja e Zahir Pajazitit

Me rastin e 23-vjetorit të rënies së heronjve Zahir Pajaziti, Hakif Zejnullahu dhe Edmond Hoxha, ministri i Mbrojtjes, Rrustem Berisha së bashku me udhëheqës të lartë të kësaj ministrie dhe të Forcës së Sigurisë të Kosovës (FSK) kanë bërë homazhe dhe kanë vendosur kurora lulesh te shtatorja e heroit Zahir Pajaziti në Prishtinë.

Ata kanë bërë homazhe dhe kanë vendosur kurora lulesh edhe te vendi i rënie së tre dëshmorëve në fshatin Pestovë të Vushtrrisë në nderim të jetës dhe veprës së tyre.


MË SHUME NGA Lajme