18:37 / 31.01.2020
Guardiola tregon të ardhmen e Sane-s
Trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola është optimist se Leroy Sane do të rinovojë kontratën me “qytetarët”, raportojnë mediat britanike.
Sane prej kohësh është i lidhur me transferimin tek gjiganti gjerman, Bayern Munich.
Megjithatë, tekniku spanjoll beson se Sane do të firmos kontratën e re me Cityn.
“Informacioni i fundit që kisha ishte se ne i bëmë ofertë shumë kohë më parë dhe gjatë gjithë kohës ai nuk e refuzoi atë, kështu që më nuk kam asnjë informacion tjetër”, tha Guardiola.























