18:43 / 31.01.2020
Barcelona transferon Matheus Fernandes të Palmeiras
Barcelona ka bërë edhe një lëvizje në merkato, që me shumë gjasë do të jetë e fundit për merkaton e janarit.
Barcelona dhe Palmeiras janë dakorduar për transferimin e Matheus Fernandes në ‘Camp Nou’.
Faqja zyrtare e skuadrës katalane bën të ditur se lojtari do të kalojë në Barcelonë për shumën e 7 milionë eurove, përcjell lajmi.net.
Barca mund të paguajë edhe deri në 3 milionë euro bonuse.
Lojtari do të bashkohet me skuadrën më 1 qershor të vitit 2020, dhe do të ketë kontratë të vlefshme deri në fund të sezonit 2024/25.























