19:23 / 31.01.2020
Thaçi viziton familjen e policit të ndjerë Sami Thaqi në Shkarkashnik
Presidenti i vendit Hashim Thaçi ka vizituar sot familjen e policit në Shkarashnik të Malishevës, i cili ditë më parë humbi jetën gjatë një operacioni në Zhur të Prizrenit.
Thaçi thotë se fëmijët e heroit Samiut dhe familja e tij, do ta kenë përherë kujdesin e institucioneve të Kosovës.
”Sot isha në familjen Thaqi në Shkarashnik të Malishevës, për të shprehur ngushëllime për heroin Sami Thaqi. Fëmijët e Samiut dhe familja e tij do ta kenë kujdesin e përhershëm të institucioneve të Kosovës. HTH”
























