A do të tërhiqet Bufon nga futbolli? Juve gati planin për ikonën e tij
BKT
Sport

A do të tërhiqet Bufon nga futbolli? Juve gati planin për ikonën e tij

Xhanluixhi Bufon është i vendosur të vazhdojë të luajë për Juventusit deri në sekondën e fundit.

Sipas mediave italiane, gardiani legjendar i bardhezinjve mund të rinovojë kontratën me kampionët e Italisë deri në vitin 2021.

Për këtë çështje u shpreh agjenti i 42-vjeçarit Silvano Martina, i cili bëri me dije se do të diskutohet me drejtuesit e klubit në periudhën fundi i marsit-fillimi i prillit rreth të ardhmes së ish-kampionit të botës.

“Me klubin do të ulemi të diskutojmë në tavolinë midis fundit të marsit dhe fillimit të prillit për të vendosur për të ardhmen e Bufonit. Nuk e di se çfarë do të bëjë Xhixhi vitin e ardhshëm, por për momentin ai nuk di asgjë”, deklaroi menaxheri i ikonës së Juventusit.

Pas rikthimit te Juventusi, Bufon pranoi të ulej në stol duke i dorëzuar portën Vojçek Sheznit, ndërsa shiritin e kapitenit ia besoi  Chiellinit.

Gjatë këtij sezoni, Bufon ka luajtur në total 9 ndeshje me Juventusin.