21:08 / 31.01.2020
Borrell: BE s’ka problem me SHBA-në për dialogun Kosovë-Serbi
Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell, ka thënë se BE-ja nuk ka problem me SHBA-në për sa i takon dialogut Kosovë-Serbi.
Ai ka folur kështu në një intervistë për RTK-në.
“Nuk është se kemi ndonjë problem me SHBA-në, ata përpiqen të përmirësojnë disa aspekte të marrëdhënieve të Kosovës me Serbinë. Nuk shoh ndonjë komplikim apo konflikt këtu, kur të dyja palët punojnë në një drejtim. Nuk kemi probleme me SHBA-në”, ka thënë ai.























