21:17 / 31.01.2020
Borrell: Marrëveshja me Serbinë, situatë tjetër për shtetet mosnjohëse
Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell, ka thënë se nëse Kosova dhe Serbia merren vesh, atëherë askush nuk mund të jetë kundër marrëveshjes.
Ai ka folur kështu në një intervistë për RTK-në.
“Unë nuk punoj më si spanjoll. Kam qenë ministër i Jashtëm i Spanjës, kam mbrojtur atë pozicion, por tani po përpiqem të veproj në këndvështrimin evropian. BE-ja nuk e ka njohur dhe as që e ka kundërshtuar, sepse nuk është kompetencë e saj njohja aspo mosnjohja. Kur arrihet marrëveshja të tjerët duhet ta kuptojnë që jemi në një situatë tjetër. Askush s’mund të bëhet më katolik se Papa. Nëse Kosova dhe Serbia pajtohen, atëherë askush nuk mund të jetë kundër Marrëveshjes”, ka thënë ai.























