Kumbulla tek Interi, ja çfarë shkruajnë mediat italiane
BKT
Sport

Kumbulla tek Interi, ja çfarë shkruajnë mediat italiane

Marash Kumbulla ka refuzuar një kalim te Napoli gjatë muajit janar, pasi duket i vendosur për t’u transferuar tek Interi.

Shtatlarti, sikurse kanë raportuar mediat italiane, në aspektin personal ka rënë dakord me zikaltrit.

Hellas Verona e kishte gjetur akordin me Napolin, por nuk e bindi dot Kumbullën.

Drejtori sportiv Guintoli pati një takim me menaxherin e mbrojtësit, Gianni Vitali, dhe në fund palët thjesht shtrënguan duart.

Corriere Dello Sport, ndërkohë shkruan se Interi e ka bërë një hap përpara ditën e djeshme.

Huazimi i mbrojtësit Federico Dimarco te Hellas Verona konsiderohet edhe si parapagim për kalimin e Kumbullës tek Interi në verë, raportojnë mediat shqiptare.