14:59 / 01.02.2020
Antonio Marku largohet nga Drenica
Antonio Marku është sërish një futbollist i lirë në merkato.
Pas 6 muajsh te Drenica në kampionatin kosovar ish-mbrojtësi i Vllaznisë ka mbyllur bashkëpunimin me klubin nga Skënderaj dhe lajmin e ka raportuar vetë me një postim në profilin e tij zyrtar në Facebook.
Ndryshimet që janë bërë së fundmi në radhët e klubit kosovar nuk i kanë pëlqyer Markut i cili është larguar nga Drenica.
Në Shqipëri 27-vjeçari përveç se me Vllazninë, ka luajtur edhe me Laçin, Kukësin e Dinamon.























