Paqe në derbin anglez
BKT
Sport

Paqe në derbin anglez

Leicester City dhe Chelsea kanë ndarë pikët, duke luajtur baras 2-2, të shtunën në derbin e javës së 25 në Premier League.

Sfida mes këtyre dy skuadrave që synojnë një vend që dërgon në Ligën e Kampionëve për sezonin e ardhshëm, ka prodhuar një ndeshje dramatike dhe më katër gola të shënuara.

Rudiger (46’), zhbllokoi lojën duke kaluar “Blutë” e Londrës në epërsi prej 0-1, mirëpo dhjetë minuta më vonë, Barnes barazoi shifrat në 1-1, duke rikthyer në lojë skuadrën nikoqire.

Skuadra e Brendan Rodgers gjeti edhe golin e dytë përmes Chilwell (64’), por sërish në skenë del Rudiger duke shënuar golin e dytë personal dhe duke ia siguruar një pikë skuadrës mike.

Pas këtij barazimi, Leicester renditet e treta me 49 pikë, tetë më shumë së Chelsea është e katërta.