Hysaj për “Sky Sport”: Gattuso po na jep shumë nga vetja
BKT
Sport

Hysaj për “Sky Sport”: Gattuso po na jep shumë nga vetja

Mbrojtësi i Napolit dhe kapiteni i Kombëtares së Shqipërisë, Elseid Hysaj, ka folur për mikrofonët e “Sky Sport” ditën e sotme, duke i dhënë meritën Gattusos për rikthimin e harmonisë në skuadër dhe se në ekip ndihet dora e trajnerit të ri.

“Po na jep shumë, përpara se të vinte ai kishim shumë probleme si në dhomat e zhveshjes ashtu edhe jashtë fushe. Kjo na bëri që të humbisnim shumë kohë. Tani me trajnerin jemi më të përqëndruar. Ka shumë nga Gattuso te ky Napoli i sotëm, ai do 110% në çdo ndeshje dhe ne duhet të stërvitemi shumë”, tha Hysaj.

“Me Sampdorian na duhen tre pikët, duhet të tregojmë se jemi Napoli dhe të fitojmë kundër të gjithëve”, theksoi mbrojtësi kuqezi.