16:14 / 01.02.2020
Kastrati shënon golin e radhës
Sot në kampionatin kroat ka nisur xhiro e 20-të e këtij edicioni.
Lokomotiva Zagreb po luan ndaj Rijekës, në një nga derbit e kësaj xhiroje në Superligën e Kroacisë.
E pas 45 minutash lojë të këtij takimi, Lokomotiva ka shkuar në epërsi me rezultatin 1:0.
Golin e vetëm në këtë takim e ka shënuar futbollisti i Kosovës, lirim Kastrati.
Ishte ky goli i tetë këtë edicion për kosovarin në Superligën kroate.























