Bahtiri i thotë LDK-së: Kuvendi e ka kryetarin më të denjë deri më tani
Agim Bahtiri nga Lëvizja Vetëvendosje e ka ftuar Lidhjen Demokratike të Kosovës që të bëhet e arsyeshme dhe fleksibile për arritjen e marrëveshjes për bashkëqeverisje.
Sipas tij, kthimi para datës 26 dhjetor nuk është i mundshëm dhe as i arsyeshëm, sepse Kuvendi i Kosovës e ka kryetarin më të denjë të zgjedhur që prej themelimit të tij.
“Kosova nuk ka kohë për inate politike dhe eksperimente me pozita përmes dorëheqjeve dhe emërimeve”.
Më poshtë mund ta lexoni shkrimin e plotë të tij në Facebook:
Kur kanë mbetur vetëm edhe pak kohë deri në votimin e Qeverisë Kurti, e ftoj LDK-në që të bëhet e arsyeshme dhe fleksibile për arritjen e marrëveshjes për bashkëqeverisje.
Kthimi para datës 26 dhjetor nuk është i mundshëm dhe as i arsyeshëm, sepse Kuvendi i Kosovës ka kryetarin më të denjë të zgjedhur që prej themelimit të tij.
Kosova nuk ka kohë për inate politike dhe eksperimete me pozita pëmes dorëheqjeve dhe emërimeve.
AB























