21:44 / 01.02.2020
Kosova mposhtet nga Gjeorgji
Përfaqësuesja e Kosovës në futsall ka pësuar humbje të thellë nga Gjeorgjia, në ndeshjen e fundit në kuadër të fazës kualifikuese për “Euro 2022”.
Në garat që po mbahen në Gjeorgji, pas fitores ndaj Austrisë dhe humbjes nga Gjermania, të përzgjedhurit e Ramadan Cimilit kanë pësuar humbje nga vendi nikoqir i kualifikimeve të Grupit F, Gjeorgjia, me rezultat 6:1.
Kosova i mbylli kualifikimet në pozitën e tretë në grup.























