23:31 / 01.02.2020
Veliu: Vetëm stabiliteti dhe fuqizimi i LDK e bën krenar secilin prej nesh
Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Agim Veliu, ka thënë se vetëm stabiliteti dhe fuqizimi i LDK-së e bën krenar secilin prej nesh.
Këtë reagim e bëri ai në Facebook pas raportimeve se VV-LDK kanë bërë marrëveshje, e cila do të nënshkruhet nesër, e diel.
Ndërsa nesër, LDK-ja ka thirrur Këshillin e Përgjithshëm në mbledhje.























