Meta përshëndet arritjen e marrëveshjes VV-LDK
BKT
Lajme

Meta përshëndet arritjen e marrëveshjes VV-LDK

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta ka përshëndetur arritjen e marrëveshjes për bashkëqeverisje në mes të Lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës mëngjesin e sotëm.

“Përshëndes ngrohtësisht arritjen e marrëveshjes për bashkëqeverisje të Lëvizjes Vetëvendosja (LVV) dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) si dy parti fituese të zgjedhjeve të përgjithshme të 6 tetorit 2019 në Kosovë”.

“Një qeverisje e qëndrueshme është në interes, jo vetëm të Kosovës, por edhe të gjithë rajonit.Qeverisë së Kosovës të drejtuar nga z.Albin Kurti i uroj suksese dhe arritje sa më të mëdha në të mirë të Kosovës në sfidat që e presin”, shkruan Meta në Facebook.


MË SHUME NGA Lajme