13:27 / 02.02.2020
Juventus mbyll me epërsi pjesën e parë ndaj Fiorentinës
Ka përfunduar pjesa e parë e ndeshjes në mes të Juventusit dhe Fiorentinës.
Skuadra nga Torino ka arritur që ta mbyll pjesën e parë me epërsi minimale 1:0.
Golin e vetëm në 45 minutat e parë e shënoi, Cristiano Ronaldo, nga pika e bardhë në minutën e 40-të ndeshjes.
Juventus me një fitore të mundshme në këtë ndeshje do të rriste në 6 pikë dallimin me Interin, skuadër e cila luan ndeshjen e javës së 22-të me fillim nga ora 20:45 kundër Udineses.























