14:45 / 02.02.2020
Gent Cakaj iu uron suksese VV-së dhe LDK-së në formimin e Qeverisë së re
Ministri në detyrë për Europën dhe Punët e Jashtme të Shqipërisë, Gent Cakaj, iu ka uruar suksese Lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës në formimin e Qeverisë së re të Kosovës.
Ai ka thënë se në mesin e shumë sfidave, bashkëpunimi i shtuar mes Kosovës e Shqipërisë është i domosdoshëm.
Presim me padurim të fillojmë me biseda përmbajtjesore me Qeverinë e re të Kosovës për të zhvilluar një program të përbashkët e në të mirë të dy vendeve”.























