Gjyqtarët kalojnë testet fizike, gati për fillimin e sezonit pranveror
BKT
Sport

Gjyqtarët kalojnë testet fizike, gati për fillimin e sezonit pranveror

Nga data 30 janar e deri sot është mbajtur Seminari me Gjyqtarë të Futbollit nën përkujdesjen e FFK-së dhe UEFA-së, ku instruktorë ka qenë z. Alan Snoddy, njofton FFK.

Gjatë këtij seminari para gjyqtarëve janë ligjëruar tema të ndryshme siç janë: Loja me dorë, Incidentet në zonën e penalltisë, bashkëpunimi si dhe tema të tjera të referimit.

Në seminar kanë qenë 75 pjesëmarrës të cilët nën vëzhgimin e anëtarit të Komitetit Ekzekutiv, z. Xhelal Broja dhe kryetarit të Komisionit të gjyqtarëve, z. Përparim Hasani i janë nënshtruar testit fizik.

Nga 74 pjesëmarrës në testin fizik të gjithë kanë kaluar testet dhe vetëm njëri nga ta, nuk ka arritur që të kalojë.

Komisioni i Gjyqtarëve ka përcjellë gjithë ecurinë e seminarit dhe vlerëson se gjyqtarët janë të gatshëm për fillimin e sezonit pranveror.