Ky është programi i sotëm në `Mirëmëngjesi Kosovë`
Sot në emisionin e mëngjesit "Mirëmëngjesi Kosovë", në Radio Televizionin e Kosovës (RTK), do të diskutohet për tema të ndryshme, për të cilat do flasin mysafirët e ftuar.
I ftuari i parë do të jetë Gani Kosumi, gazetar i sportit në Radio Kosovë/RTK i cili nderohet për kontributin e tij në sport.
Të hënën pritet të votohet Qeveria e re e Kosovës, prej atje do të ketë lidhje direkte ku do të flas analisti Faton Abdullahu.
Lidhje direkte do të ketë edhe nga Komuna e Prishtines, ku prej atje do të flas Fitim Rexha - drejtor për Sport në Komunën e Prishtinës, i cili do të dlas për projektet sportive.
Emisioni i mëngjesit “Mirëmëngjesi Kosovë”, përpos bisedave në studio dhe lidhjeve të drejtpërdrejta nga vende të ndryshme të Kosovës, sjellë për shikuesit edhe storie të ndryshme të përgatitura nga gazetarët e RTK-së























