Mavraj: Qeverinë e re e presin shumë punë
BKT
Lajme

Mavraj: Qeverinë e re e presin shumë punë

Deputetët e legjislaturës së shtatë të Kuvendit të Kosovës do të mblidhen sot për të votuar qeverinë e koalicionit Lëvizja Vetëvendosje-Lidhja Demokratike e Kosovës, koalicion ky që u arrit pas katër muaj negociatash.

Analisti politik Muhamet Mavraj, vlerësoi se qeveria e re e cila do të krijohet nga dy partitë Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), do të ketë shumë punë për të bërë.

Për çështjen e pozitës së presidentit, për të cilat dy partitë humbën disa muaj kohë, Mavraj vlerësoi se kjo çështje është e shpifur. “Është çështje kushtetuese për pozitën e presidentit,  për të zgjedhur presidentit duhet të jenë prezentë 80 deputetë në sallë për të votuar, pra duhet të ketë prani fizike”, tha ai në Studio e Hapur”, në Radio Televizionin e Kosovës (RTK).

Për premtimet që i kanë bërë partitë që do të themelojnë qeverinë e re, Mavraj tha se të gjitha partitë synojnë pushtetin dhe japin premtime.

Mavraj foli edhe për ikjen e të rinjve nga Kosova për në vendet perëndimore. Sipas tij me këtë problem po ballafaqohen të gjitha vendet e Ballkanit. “Me këtë problem janë duke u ballafaquar të gjitha shtet, edhe Kroacia e cila është pjesë e BE-së”, tha ai sot në RTK.


MË SHUME NGA Lajme